Kuvendi i Shqipërisë u përfshi nga kaos më 30 shtator të vitit që lamë pas teksa deputetët e PD-së i vendosën flakën karrigeve të tyre gjatë momentit kur kryeparlamentarja Elisa Spiropali lexonte vendimin për Ervin Salianjin.

Ndërkohë në lidhje me djegien e këtyre karrigeve Kuvendi mësohet se u ka mbajtur një pjesë të pagës së 4 deputetëve të PD-së. 

Mësohet se një pjesë e pagës u është mbajtur Flamur Nokës, Gazment Bardhit, Elda Hotit dhe Bledjon Nallbatit. Ata në seancën e datës 30 shtator 2024, u përfshin në djegien e karrigeve. Deputetët mësohet se kanë refuzuar të paguajnë vullnetarisht karriget dhe Kuvendi ua ka mbajtur shumën nga pagat e muajve nëntor dhe dhjetor.

Sipas faturës, dëmet e shkaktuara janë në shumën 764 mijë lekë (të rinj). Gazment Bardhit i janë mbajtur 209 mijë lekë. Flamur Nokës dhe Bledion Nallbatit nga 187 mijë lekë.

Fatura për Elda Hotin ishte 180 mijë lekë. Bardhi sipas dokumentit mësohet se dëmtuar stemën e Kuvendit, karriget dhe tapetin e djegur, si dhe tre të tjerët për karriget dhe tapetin. Dokumenti është i firmosur nga sekretari i Kuvendit, Genci Gjonçaj.

Djegia e karrigeve para Parlamentit, Kuvendi u mban një pjesë të