I ftuar ditën e sotme në ‘Shqipëria Live’ ka qenë gazetari i Vlorës Enrik Mehmeti, i cili ka dhënë detaje lidhur me përdhunimin e 26-vjeçares nga 3 djem.
Gazetari ka treguar se e reja është ngjitur së bashku me 3 djemtë në hotel pas një darke që kishte konsumuar me ta, teksa djemtë ishin larguar në orën 6 të mëngjesit.
E reja kishte zbritur nga dhoma e hotelit dhe i kishte rënë të fiktë, ndërkohë që policia është lajmëruar nga punonjësit e hotelit.
“Ata festuan në një restorant dhe më pas janë spostuar në një hotel së bashku të gjithë, 3 djemtë dhe vajza.
Hoteli ndodhet në rrugën Transballkanite.
Vajza ka patur shoqëri të gjatë me njërin prej djemve dhe në asnjë moment nuk ka patur kallëzim. Dinamika e ngjarjes ka vazhduar deri në oret e para të mëngjesit. Djemtë janë larguar në orën 6 të mëngjesit kurse vazja ka zbritur në orën 7 të mëngjesit dhe i ka rënë të fiktë tek recepsioni.
Ajo ka deklaruar se dalja me djemtë dhe qëndrimi tek hoteli ka qenë me dëshirën e saj, ajo nuk ka kallëzuar asnjë nga djemtë.
Sipas burimeve nga spitali i Vlorës nuk ka patur shenja dhune. Që në momentin e parë janë marrë në pyetje edhe punonjësit e hotelit të cilatë janë pyetur nëse kanë dëgjuar të dhunohet apo të kërkoj ndihmë dikush gjatë natës. Ata kanë deklaruar se askush nuk ka kërkuar ndihmë. “- tha Enrik Mehmeti.
Klevis Delia është larguar nga lokali dhe 3 djemtë, Oltjan Tahiri, Albi Ceno dhe Gentjano Mehmet kane abuzuar me 26 vjeçaren.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës (22 tetor) në sallën operative të Policisë në Vlorë u njoftua se është gjetur anë rruge, një vajzë në gjendje shoku dhe e pavetëdijshme.

