Një skemë e re mashtrimi online ka nisur të përdoret në vendin tonë, nga disa persona ende të paidentifikuar.

Këta hakera u dërgonin qytetarëve e-mail në emër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Në e-mail shkruhet se në hapësirën e tyre kibernetike janë gjetur disa krime dhe vepra të paligjshme penale të drogës.

Sakaq qytetarëve u jepet 24 orë kohë për t’u paraqitur në selinë e policisë, departamentin e krimit kibernetik ose për të dërguar një email të menjëhershëm pasues, ose paralajmëron se përndryshe do të bëhet një arrestim i menjëhershëm i personit. Në rast se qytetarët i përgjigjen këtij email-i, rrezikohet t’u vidhen të dhënat.

Policia ka nisur hetimet mbi rastin, për të vënë para drejtësisë autorët këtij krimi kibernetik.

E-maili i dërguar qytetarëve:

Me kërkesë të Drejtorit të Policisë Shtetërore të Shqipërisë, Ilir Proda, dhe Autoritetit të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë, po ju kontaktojmë në lidhje me disa krime kibernetike dhe vepra të paligjshme penale të drogës të gjetura brenda hapësirës suaj kibernetike.

Disa agjenci kombëtare dhe ndërkombëtare të zbatimit të krimit kibernetik kanë identifikuar aktivitetet tuaja të paligjshme në internet, të tilla:

Pornografia me fëmijë.

Homoseksualiteti.

Pornografia në internet.

Ekzibicionizmi.

Seksi komercial.

Trafikimi i drogës.

Lufta kundër krimit kibernetik udhëhiqet nga agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit, duke përfshirë Byronë Federale të Hetimit (FBI), Policinë Kombëtare të Krimit Kibernetik dhe Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL).

Shënim: Keni 24 orë kohë për t’u paraqitur në selinë e policisë, departamentin e krimit kibernetik ose për të dërguar një email të menjëhershëm pasues, përndryshe do të bëhet një arrestim i menjëhershëm.

JU JENI PARALAJMËRUAR

Ilir Agim Proda

Drejtor i Përgjithshëm

Policia e Shtetit të Shqipërisë

Bulevardi Bajram Curri, Tiranë.