Avokati Kujtim Cakrani ishte i ftuar në emisionin Breaking në top News ku foli rreth çështjes së ish-presidentit Ilir Meta.

Pasi kërkesa e ish-Presidentit u hodh poshtë nga Apeli avokati tha se ishte diçka e pritshme dhe nuk shpresohej diçka pasi ishte e njëjta gjyqtare, por do kenë sërish një kërkesë tjetër.

“Unë nuk prisja diçka, sepse është e njëjta gjyqtare që pranoi dhe arrestimin si të ligjshëm në nëntorin e kaluar. As unë, as zoti Meta, nuk prisnim gjë tjetër. Jemi në rrugën tonë dhe bëjmë betejën ligjore. I thashë gjyqtares se di vendimin, por kam keqardhje që gjyqtarët janë kthyer në noterë rrogëtarë.

Më vjen keq se si avokat diskutoj dhe prokurori, me një fjalë, e rrëzon kërkesën dhe pranohet kjo, që bie kërkesa pa dhënë asnjë shpjegim, siç ka zakon. Ne vazhdojmë betejën, dhe kjo nuk do të thotë që nuk do ta vazhdojmë betejën. Sa të fillojë procesi, do të bëjmë kërkesë përsëri javën e ardhshme.

Nuk kemi bërë kërkesë për zonjën Gjoka për tu larguar, por do të shohim si do shkojë çështja. Kam thënë do të shohim pozicionin pse ra kjo gjyqtare, si u hodh shorti dhe donim të shihnim si ecin procedurat. Kemi çështjen tonë në dorë dhe do të shohim si u hodh shorti, si ra shorti, dhe padyshim do të marrim masat tona.

Do të shohim si do ecë procesi, pasi është një çështje delikate dhe na duhet të bëjmë evazionet tona, sepse është faza ku filtrohet procesi 7-vjeçar mbi zotin Meta. Nuk do lejojmë të kalojë vetëm me një kërkesë për përjashtim të gjyqtares.”, tha avokati.