
Rishfaqet ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Pas disa seancash gjyqësore ku ka preferuar të mbrohet vetëm nga avokati, Llalla është shfaqur sot në seancën gjyqësore të Gjykatës së Posaçme. Pikërisht kjo trupë e gjyqtarëve ka pranuar kërkesën e ish-kryeprokurorit, duke pranuar revokimin e masës për gjykim të shkurtuar. Kjo do të thotë se Llalla do të fitojë më tepër kohë në procesin e nisur ndaj tij.
Ndërkohë, në fund të seancës, Adriatik Llalla ka thënë për gazetarët se “Do ta ndjekë çështjen deri në fund, dhe se do të jetë prezent për të ndjekur vetë seancat”.
Nga ana e saj, GJKKO ka vendosur që seanca e radhës ndaj ish-kryeprokurorit Llalla të zhvillohet më 20 prill, në orën 09:00.
Ai ndodhej në seancë së bashku me avokatin e tij, ku paraqitën mbrojtjen. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 2 vite burg për Llallën, i cili akuzohet për veprën penale të “deklarimit të rremë të pasurisë”.
Pas kësaj seanca, Llalla ka dhënë edhe një mesazh pas vendimit të GJKKO-së. “Kam vendosur për ta ndjekur çështjen deri në fund, për ta ndjekur vetë atë”, deklaroi ish-kryeprokurori.
Llalla ishte ndër zyrtarët që iu njolla e zezë nga DASH, duke e cilësuar si i korruptuar dhe i ishte ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës atij dhe familjes së tij.