Ndërkohë që opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit dhe kërkon që fjala t’i jepet kreut të PD, Sali Berisha, ky i fundit ka zgjedhur të drejtohet drejtpërdrejt me qytetarët përmes një live në rrjetet sociale. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka kritikuar ashpër qeverinë e Edi Ramës, duke theksuar se “koha e diktaturave ka mbaruar”.
Ai ka deklaruar se shqiptarët nuk do të durojë më të jenë nën diktaturën e kryeministrit Rama, duke e akuzuar atë për autoritarizëm dhe shkelje të të drejtave të qytetarëve. Fjalët e Berishës janë pjesë e një fushate të opozitës për të mobilizuar masat kundër qeverisë aktuale dhe për të sfiduar mënyrën e qeverisjes së Ramës.
“Do i shkosh në burg Lubisë apo jo ti Klos. Do i bësh vizitë apo po pret t’i shkojë dhe Rama pas. Bën sikur nuk dëgjon. Po të pyes do i shkosh në qeli. Forcë në botë që ta ndalojë atë nuk ka. Do e shihni, u them unë ju.
Prisni, zbatoni urdhra, por u garantoj se do votoni kokëvarur që ajo të shkojë në burg. Dhe pastaj edhe të tjerët.
A e shihni çfarë ndodh me Ajatollahun apo jo? Koha e diktatorëve ka ikur. Shqiptarët janë zgjuar, shqiptarët shohin diktatorët të bien njëri pas tjetrit. Mendoni se do durojnë Edi Ramën? Jo, koha e tij ka marrë fund. Koha juaj ka marrë fund. Vendi juaj është atje ku shkojnë kriminelët. Histeri, histeri politike duartrokitja juaj. Po shihni se si do dalë kjo duartrokitje. Prisni, prisni!”, tha ai.
