Aktivisti Sazan Guri ishte i ftuar sot në emisionin “Breaking” në Top News, ku foli në lidhje me miratimin e ligjit për barazinë gjinore.

Guri u shpreh i indinjuar për këtë duke paralajmëruar edhe padi në gjykatë për të mbrojtur të drejtat. Ai tha se prindërit duhet të mbrojnë fëmijët pasi qëllimi i këtij ligji është të fusë në shkolla ideologjinë për gjininë e shumëfishtë dhe jo përkatësinë biologjike.

“Janë dy koncepte ku ‘fle lepuri’. Identitet i shumëfishtë dhe fakti që gjinia përcaktohet nga sjellja. Njeriu me këtë ligj do regjistrohet siç ndjehet, do ndryshojë personalitetin, identitetin etj. Qëllimi i ligjit është që të legjitimohet një edukim tek fëmijët që mund të identifikohen si të ndjehen, jo siç kanë lindur. Unë do ndjek të drejtën time, do shkoj në gjyq, do e ndjek këtë çështje.

Në vend që t’i mësojnë fëmijët të mbrojnë kafshët, të mbrojnë mjedisin, do u mësojnë’ shiko se ti djali pëlqen ngjyrën rozë jo blu’. Kot nuk e shtonë prindi 1 dhe 2, me prindi 3 në mes. Nuk ka më baba e mama, por ka numra, iniciale. U japin mësim ideologjik jo kulturor. Ka 10 vite që nuk ka një projekt mjedisor po ka projekte sa të duash për gjinitë e shumëfishta. Prindër dilni e mbroni fëmijët tuaj! Mos na detyroni, mos na i impononi këto ideologji.”- tha Guri.