Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një mbledhje me gazetarët, ka publikuar një pjesë nga dosja e hakerimit të SPAK. Ai e përdori këtë dosje për të akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai kishte tentuar të vidhte sekretet hetimore.
Berisha citoi dokumentet e dosjes, ku thuhet se “kryeministri donte të vidhte sekretet hetimore,” duke e lidhur këtë veprim me përpjekjet për të manipuluar informacionin në favor të interesave të tij. Kjo akuzë ka ngjallur reagime të shumta dhe po vazhdon të jetë një temë e nxehtë në politikën shqiptare.
“Pra, besoj se edhe unë e kam denoncuar pa pasur asnjë dokument, dhe u kam deklaruar këtu se përfitues nga hakerimi ka qenë Edi Rama, një gjykatës, Ergys Agasi dhe e kam listën aty se kush kanë qenë porositësit e tyre.
Tani del fakt, nuk ka asnjë rëndësi, se Arnold Rrokaj do t’i raportonte direkt Ramës.
Pra kishte numrin e kryeministrit dhe do i jepte sihariqin e parë atij për faqet që kishin hakeruar.
Ky përbën një nga krimet më të shëmtuara dhe më të rënda.
Ky është implikim madhor i Edi Ramës dhe unë kërkoj dorëheqjen e tij urgjente.
Të dashur qytetare dhe qytetarë, shikoni pra se si kreu i organizatës kriminale të ekzekutivit shqiptar kërkonte të vidhte dokumentet sekrete të hetimit vetëm e vetëm që të mund të kontrollonte këtë proces në mënyrat e tij.
E dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal.
Edhe njëherë kërkoj largimin e menjëhershëm nga detyra të kryeministrit.
Sikundër u bëj thirrje shqiptarëve të marrin në dorë fatet e ligjit dhe Kushtetutës në këtë vend sepse Edi Rama po kërkon t’i shkelmojë, t’i nënçmojë, t’i përdorë ato për qëllime krejtësisht kriminale të vetat“, u shpreh Berisha.
Mesazhi:
Përshëndetje Doktor një info të veçante nëse të duhet:
Tek dosja e hakerimit te sistemit të SPAK, hakeruesi përmend emrin e Ramës si person
qe mund te ketë urdhëruar hakerimi.
Pjesa nga dosja:
Në datën 12 shkurt 2025, ora 21:17, Arnold Rrokaj i dërgon Zambak Gjonit një foto
që duket si faqe interneti, nga e cila mund të aksesohen sistemet e SPAK. Më pas,
ai i dërgon një SMS me përmbajtjen: “A mos e hapsha dot”. Më tej, Arnold Rrokaj
i dërgon sërish një SMS Zambak Gjonit: “Se do i shkruaj Ramës… hajt tu q** r***”.
Nga përmbajtja e këtij komunikimi krijohet bindja e arsyeshme se veprimet e të
hetuarit kanë të bëjnë me ndërhyrje të paautorizuar në sistemet e SPAK, me qëllim
dëmtimin e tyre përmes shpërndarjes së dokumenteve te persona të tretë.
Në vijim, në datën 21 shkurt, i hetuari Zambak kërkon informacion edhe për
arrestimin e shtetasit Engjëll Agaçi, ndërsa Arnoldi shprehet: “Ja ta shikoj njëherë.
Po ç’rëndësi ka kush prokuror e ka. Nga këta që kam unë, s’e ka njeri.”
