Drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, gjatë fjalës së tij në takimin përmbyllës të fushatës në Lezhë, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votim.

LaCivita u shpreh se 11 maji është dita për t’i thënë kryeministrit Edi Rama “je i pushuar.” Gjithashtu tha se “bota kontrollohet nga ata që shkojnë të votojnë, vetëm ju mund të shpëtoni të ardhmen e Shqipërisë.”

“Jam i lumtur që jam kthyer në Shqipëri me miqtë e mirë. Një ditë do ta heqim nga puna Edi Ramën. Do i themi je i pushuar. Është koha që t’i japim fund korrupsionit, ti japim fund dështimit ekonomik dhe varësisë. Edi Rama do të provojë çdo marifet për të qëndruar në pushtet, ndaj është e rëndësishme që të gjithë ju që jeni sonte këtu të shkoni dhe të votoni bashkë me mitë dhe familjet. Bota kontrollohet nga ata që shkojnë të votojnë, vetëm ju mund të shpëtoni të ardhmen e Shqipërisë.”– tha ai.