Kryeministri i vendit, Edi Rama, tregon diskutimet për organizimin e Globe Soccer Awards – Europe Edition në vendin tonë.

Rama theksoi se ky është një event i jashtëzakonshëm, duke u shprehur se organizatorët janë në bisedime me vendin tonë dhe Madrid.

Por kreu i qeverisë u shpreh besimplotë se “kemi shumë arsye të besoj qe zgjedhja do bie mbi ne”.

“Do të jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer, Lamine Yamal, fjala vjen, t’ia japim këtu në Tiranë”, u shpreh kryeministri.

“Jemi në një diskutim për të sjellë në Shqipëri edicionin europian Globe, është një eveniment i jashtëzakonshëm, i cili mbahet në mënyrë të përvitshme. Për edicionin europian, organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne. Kemi shumë arsye të besojmë që zgjedhja do të jetë mbi ne. Do të ishte shumë mirë që çmimin futbollistit më të mirë të vitit, t’ia japim këtu në Tiranë”, u shprej kreu i qeverisë.