Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se në datën 23 dhjetor do të zhvillohet protesta e radhës e Partisë Demokratike.
Berisha u shpreh se do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria deri më sot. Kryedemokrati, në një konferencë për mediat, deklaroi se protesta duhet të ketë fuqinë e elektroshokut. Ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve kudo që janë në botë të bashkohen më 23 Dhjetor në mosbindjen civile.
“Data 23 Dhjetor do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria deri më sot. Modalitetet e kësaj mosbindje civile do të përcaktohen nga grupi përgjegjës, por opozitarët, demokratët nga mbarë Shqipëria e kudo që ndodhen në botë duhet të bashkohen më 23 në një mosbindje civile. Duhet të ketë fuqinë e elektroshokut për regjimin narkodiktatorial të Ramës.”- tha ai.