Monika Kryemadhi, ka dalë sot para Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) lidhur me sekuestrimin e dy vilave të saj. Gjatë komunikimit me gazetarët, ajo ka theksuar se nuk ka problem të jetojë në çadër, ndërkohë që vilat e saj janë të sekuestruara. Kryemadhi u shfaq me një bastun në dorë, për shkak të një dëmtimi të gjurit që e ka pësuar gjatë ushtrimeve në palestër.
Kryemadhi: Atë ditë që kemi pasur gjyqin në Apel 5 minuta para se të hyja në gjyq 10 policë zbarkuan në shtëpinë time, ishte një skenar interesant për të krijuar presion psikologjik, kanë ardhur edhe ditën tjetër, u bë procesverbali u firmos nga unë dhe mamaja ime, erdhën dhe të agjencisë së sekuestros, prokurori dhe gjyqtarja thanë a është e ligjshme prona që ata jetojmë, po tha, por mendojmë se duhet të dalim nga shtëpia.
Po ku do jetoni?
Kryemadhi: Po në çadër, punë e madhe, po ata që prej vitesh jetojnë në çadër?!