Është rikthyer në vëmendje ngjarja e rëndë e ndodhur disa ditë më parë, ku Orges Xhelili plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshin dhe shoferin e tij, Gazmend Bullarin.
Pas dëshmisë së këtij të fundit, ka folur dhe babai i autorit, Abaz Xhelili, i cili ka thënë sot se nuk e dinte se djali i tij kishte probleme deri në këtë pikë.
‘Problem, ça problemi e hoqi nga puna, po 1 vit. Ka qenë student i mirë, absolut. Nuk na kishte thënë gjë, ditën e hënë do ishte në punë në Tiranë si inxhinier elektronik. Ka mbaruar të lartën për inxhinieri elektronike, absolut. Nuk e marr vesh, si arritën këto shqetësime djalit. Ne dy çuna kemi, i kemi pasur ekselentë. Kemi ardhur të kërkojmë të vërtetën. Do kërkojmë falje.’- u shpreh ai.
Sot pritet të jepet masa e sigurisë për Orges Xhelilin, teksa më herët Kokoneshi ka deklaruar se shkak për konfliktin është bërë pushimi nga puna i Xhelilit.