Sekretari i Përgjithshëm Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, rikujtoi sot në konferencën për shtyp, momentin e arrestimit të kreut të PL-së, Ilir Meta.
Blushi tha se në rast se në makinën që udhëtonte Meta do të kishte punonjës të Gardës Republike, aty do të kishte gjakderdhje.
“Ka pasur një skenar ogurzi destabilizues për eliminimin e tij fizik nga banda e armatosur terroriste nën urdhrat personale të Edi Ramës. Në rast se në makinën që udhëtonte Meta do të kishte punonjës të Gardës Republike aty do të kishte gjakderdhje, sepse banda terroriste mori pjesë qëllimisht në këtë aksion me përfaqësues më të rrezikshëm të maskuar me çorape në kokë dhe sigurisht me makina pa logo policie dhe të pajisur e armatim të rëndë ndaj Metës. Besoj se jeni në dijeni të dhunës fizike të ushtruar ndaj zotit Meta… Dua të ndalem në urdhrin terrorist nga Edi Rama, jemi gati të vrasim edhe për miqtë, ky është urdhër terrorist për asgjësimin fizik të kundërshtarëve të Edi Ramës. Edi Rama në rast se Metës i ndodh gjë në burg Rama do të mbajë përgjegjësi personale.”– tha Blushi.