Dy persona kanë rënë në pranga në Durrës, pasi u kapën duke qarkulluar me armë pa leje.
Mësohet se dy të rinjtë, qarkullonin me një makinë të blinduar me xhama të zinj dhe targa ruse të falsifikuara dhe për këtë janë ndaluar nga policia. Në momentet e kontrollit, atyre u është gjetur 1 pistoletë me plumba.
Hetimet po thellohen për të zbuluar të gjithë aktivitetin e dy të dyshuarve, lidhjet e tyre dhe ngjarjet e mundshme kriminale. Dyshime të forta ngre edhe targa ruse që ata përdornin.
Njoftimi i policisë:
Qarkullonin të armatosur, me makinë të blinduar dhe me targa ruse, arrestohen 2 persona të dyshuar në Durrës.
Aksioni i koduar “Blindi” zbuloi rastin ditën e sotme (3 nëntor), ndërsa u sekuestruan si prova materiale arma e zjarrit pistoletë me krehër me fishekë, automjeti i blinduar, një targë ruse e falsifikuar, një shumë parash dhe 3 celularë.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e blinduar me drejtues shtetasin E. D. dhe pasagjer shtetasin E. B. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë, një targë ruse e dyshuar e falsifikuar dhe një shumë parash”, bëri me dije policia vendore.
E. D., 28 vjeç, banues në Durrës, u prangos për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe E. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “moskallëzimi i krimit”.
Hetimet po thellohen për të zbuluar të gjithë aktivitetin e dy të dyshuarve, lidhjet e tyre dhe ngjarjet e mundshme kriminale. Dyshime të forta ngre edhe targa ruse që ata përdornin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



