Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg ish-presidentin Ilir Meta, duke rrëzuar kërkesën e tij për ndryshimi ne masës së sigurisë.

Gjatë seancës, gjyqtarja Irena Gjoka ka relatuar se ka kërkuar të largohet nga çështja ndaj Metës, por kërkesa është rrezuar nga kryetari i gjykatës Erion Bani.

Sipas prokurorisë, Meta është i dyshuar për të paktën 3 raste korrupsioni, 2 prej të cilave të kryera në bashkëpunim ndërsa Kryemadhi në dy raste korruptive të kryera në bashkëpunim.
Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u arrestua me urdhër të SPAK, më 21 tetor të 2024