Edhe një herë në Komisionin e sotëm Hetimor për Inceneratorët, anëtarët e PD-së kanë ashpërsuar gjuhën duke ngritur dhe tonet. 

Teksa deputetja socialiste, Ermonela Felaj, akuzoi Tabakun se po ushtronte presion tek SPAK, referuar takimit të zhvilluar sot nga ajo me Arbën Krajën, kryetarja e komisionit reagoi tepër e irrituar.

Tabaku e paralajmëroi Felajn se do të thërrasë Gardën për ta shoqëruar, ndërkohë që deputetja e PS fliste.

Në debat u përfshi edhe Luciano Boçi i ka thënë koleges Felaj se kurrë në këto vite si deputet i Kuvendit nuk e ka parë një mungesë etike dhe edukate.

Debati

Boçi: Pse te radha e qumështit jemi këtu? Më dhanë radhën mua, fole ti, do flas dhe unë. 
Xhafaj: Nuk është problemi te fjala jote, por te rregulli.
Boçi: Jorida mos… E gjitha kjo është furtunë në gotë dhe për të larguar vëmendjen nga komisioni. Felaj bërtet e nuk dëgjon. Të bëjmë 5 minuta pushim.
Tabaku: Do i kërkoj Gardës të marrë masa e të shoqërojë Felajn 
Boçi: Ato që gjëra që ti tund aty, tundi për vete, se duhet të ishe duke dhënë llogari para këtij komisioni. Unë të këshilloj të vish aty e të mbrosh veten..