Deputeti i “Partia mundësia” ishte i ftuar sot në “Shqipëria Live” ku zbardhi më shumë detaje në lidhje me debatin që pati ditën e djeshme në Kuvend, me kryeministrin Edi Rama. Kapri u shpreh se gjatë bisedës së tyre, Rama tallej me batuta dhe nuk shqetësohej për të folur për protestën.

“Qesha. Kryeministri është në vështirësi të madhe dhe nuk mund t’i përgjigjet kërkesave të protestuesve, të japë llogari dhe të largohet që të çlirohet Shqipëria më në fund. Kur folëm, hidhte vetëm batuta, më shumë heshti. Unë i thashë ‘po përfundon më keq se Ramiz Alia prandaj jepe dorëheqjen’. Ai kërkonte të tallej. Unë kisha flamurin kombëtar në xhaketë dhe ishte anuar pak, ai më tha drejto flamurin. Pra nuk i intereson asnjë shqetësim i qytetarëve shqiptarë. Sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Unë grisa letrën ku shkruhej kryeministri dhe e kam akoma me vete. Sepse njerëzit ma kërkojnë. E dini që është shtyrë seanca 4 herë vetëm që të vinte Rama nga Roma dhe të votonte që të plotësoheshin votat, sepse Kaçaku dhe Balluku nuk vijnë më në Kuvend.”– tha ai.