Kreu i Partisë Mundësia u përplas ashpër në Kuvend me Kryeministrin Edi Rama, të cilit i shkoi në foltore dhe i tha se do të përfundojë në burg pasi ka vjedhur shqiptarët, popullin më të varfër në Europë.
Përplasja nisi pasi Edi Rama erdhi në Kuvend për të votuar amnistinë penale.
“Të doli boja keq! U pasurove në kurriz të qytetarëve! Vodhe popullin më të varfër në Europë! Je banal dhe qesharak! E kishe menduar se do përfundoje në burg? E mendoje ndonjëherë që do të të nxirrnin para drejtësisë? E kishe menduar ndonjëherë? Jo! Se po ta kishe menduar s’do kishe bërë atë që bëre!”, u shprerh Shehaj, ndërkohë Rama iu përgjigj: “Për çfarë të dal unë përpara drejtësisë?”.
Ndërkohë, i pranishëm ishte dhe deputeti Erald Kapri, i cili mori letrën që mbante të shkruar emrin e Kryeministrit, e grisi dhe më pas e futi në xhep.
Top Channel
