Teksa na ndan vetëm një orë nga fillimi i seancës parlamentare, Endrit Shabani ka mbërritur në Kuvend. Sot pritet betimi i tij si Avokat Populli.

Shabani do të zëvendësojë Erinda Ballancën, e cila 3 vitet e fundit ishte me mandat të mbaruar. Ai u zgjodh si Avokat Populli pas një seance maratonë me 85 vota pro, të ardhura nga socialistët dhe socialdemokratët. Në rend dite parashikohen një sërë projektligjesh dhe mocion me debat për masat e marra nga qeveria për luftën ndaj krimit të organizuar.