Ditën e sotme të ftuar në emisionin Breaking në Top News ishte avokati Kujtim Cakrani dhe analisti Sidi Hasanaj. Të dy të ftuarit folën në një lidhje të drejtpërdrejtë lidhur me çështjen e ish-presidentit Meta.

Ilir Meta shënon një vit që nga dita e arrestimit të tij dhe avokati i tij vazhdon ende duke kundërshtuar kreun e SPAK, Altin Dumanin se nuk ka prova lidhur me arrestimin. Gjatë bisedës lidhur me çështjen në fjalë avokati mbrojtës i ish-presidentit është përplasur me analistin duke kundërshtuar i nervozuar fjalën e tij. Ai thekson se arrestimi i Metës ishte një rrëmbin, duke e krahasuar edhe me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Tiranë Erion Veliajt i cili sipas tij u arrestua me dinjitet.

Analisti ka vqazhduar duke thënë mendimin e tij ku shprehet se Ilir Meta akuzohet edhe nga bashkëpunëtorët e tij, fjalë e cila ka nervozuar akoma me shumë avokatin.

“Cilët bashkëpunëtorë, nuk ka akuzë, nuk ka prova o Sidi, për çfarë po flet?! Buk ta lejoj, s’mund të shprehesh kështu në publik, nuk sillen në gjykatë fjalët e parlamentit. Shkëpusni vetëm pjesë ju e aq.”, replikon avokati.

“Nuk do bëjmë gjyqin e Metës ktu. Unë po them opinionin timd he opinioni im nëse ka një identitet për korrupsionin është Ilir Meta sepse është i vetmi politikan i nivelit të lartë kapur me video me zë duke numëruar qindra mijëra eurosh”, tha analisti.

Menjëherë pas kësaj avokati ka ndërhyrë duke “kërcënuar” se analisti do dalë para gjqyit pas kësaj akuze të bërë. “O zotëri ti për këtë akuzë do shkosh në gjykatë, këto janë akuza, ti do shkosh në gjykatë nga unë nesër se kjo është shpifje. Sepse nga ajo video Meta ka dalë i pafajshëm nga gjykata 5 me 0 dhe kjo që thoni ju nuk qëndron. Videoja doli e montuar dhe ju e dini mire, dhe ju do dilni në gjykatë për shpifje.” tha avokati.

Në kë moment ka ndërhyrë moderatorja duke tentuar të zbusë debatin.