Do të zhvillohet ditën e sotme seanca e radhës për gjyqin në themel ndaj kryetarit të Partisë së lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, para pak minutash avokati i Metës, Kujtim Cakrani ka hyrë në ambientet e Gjykatës së Posaçme, teksa ka ndarë edhe një komunikim të shkurtër me gazetarët e ndodhur në hyrjen e institucionit.
“Do të kemi lajme të mira, sot ka ‘good news’”, u shpreh Cakrani. Meta dhe Kryemadhi pritet të jenë të pranishëm në seancë, teksa prej javësh është refuzuar në seri që seancat të filmohen dhe të transmetohen për publikun.
