Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se shteti d të konfiskojë të gjithë godinat e braktisura në Shqipëri që prej vitit 1990. Ai tha se këto godina kanë sjellë edhe problematika të natyrës mjedisore dhe shëndetit të njerëzve.
Më tej, kryeministri foli lidhur me kantieret e ndërtimit, për të cilët tha se janë nhjë problem i madh i patolerueshëm, ndonëse sipas tij disa bashki i kanë toleruar. Rama tha se për këtë çështje do të ketë një ndërhyrje nga qeveria dhe gjithashtu do të merren masa për ato kantiere që nisin punën ende pa marrë lejen.
Rama: Do të konfiskohen të gjithë godinat e braktisura që nga vitet ’90 në të gjithë Shqipërinë. Nuk ka paligjshmëri të pjesshmë, shkelja është e plotë. Kemi një problem të madh të patolerueshëm, kantieret e ndërtimit. Të cilat nuk kanë asnjë respekt as për mjedisin as për sigurinë. Për këtë arsye do të bëhet ndërhyerje kuptimplotë edhe në raport me kantieret e ndërtimit. Një tjetër sport që zhvillohet në Tiranë dhe zonat bregdetare, që ende pa marrë lejen nisin të bëjnë gati kantierin dhe përdorin një nen për punime paraprake. Edhe për këtë masat që do të merren do të jenë drastike.
