Mbledhja e kabinetit qeveritar, e planifikuar për tu zhvilluar në orën 10:00 sot, 1 orë përpara mbledhjes së gjithë grupit parlamentar, është shtyrë për ditën e nesërme.

Sot grupi parlamentar i PS do të zhvillojë një pjesë të mbledhjes me dyer të hapura, ku dhe pritet të bëhet i qartë qëndrimi i mazhorancës sa i përket kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut.

Fatin e saj do ta vendosë kuvendi me shumicë socialiste, i cili do duhet të zgjedhë mes dy raporteve, atij të opozitës për lejimin e arrestimit apo një qëndrimi të socialistëve që i qartë pritet të mësohet sot. Vendimin pro apo kundër kërkesës së SPAK Kuvendi pritet ta marrë në një prej 2 seancave të ardhshme.