Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.
Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e Nanos në jetën politike të vendit, duke theksuar rolin që ai pati gjatë periudhës së tranzicionit demokratik.
“Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, liderit socialist dhe të tranzicionit të Shqipërisë në vitet ‘90 dhe 2000. Fatos Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator. Ngushëllimet i shkojnë familjes, si dhe miqve e dashamirësve të shumtë të tij. I paharruar!”, shkroi Presidenti i Republikës në mesazhin e ngushëllimit.
Fatos Nano, një nga figurat më të spikatura të politikës shqiptare pas viteve ’90, u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.
