Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, ka reaguar pas zjarrit që shkrumboi tregun te “5 Maji” në Tiranë, duke e cilësuar situatën si apokaliptike. Ai ka akuzuar institucionet shtetërore për reagim të vonuar dhe mungesë koordinimi, duke thënë se zjarri mund të ishte parandaluar.
Blushi kritikoi Bashkinë e Tiranës për infrastrukturën e dobët dhe theksoi se kaosi urban ka ndikuar shumë tek sipërmarrësit e vegjël, që humbën gjithçka. Ai akuzoi Ministren e Brendshme për “show propagandistik” dhe theksoi se forcat në terren ishin të pakoordinuara, madje duke hedhur ujë në objekte të pabanuara ndërkohë që bizneset digjeshin.
Blushi ngriti dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, duke sugjeruar se mund të ketë lidhje me ndërtimet në zonë. Ai e lidh ngjarjen me një situatë më të gjerë emergjente, përmend duke përmendur përmbytjet dhe katastrofat natyrore në qytete të tjera.
Në përfundim, Blushi paralajmëroi kallëzim penal në rast se në këtë zonë do të jepet leje ndërtimi, duke theksuar se përgjegjësinë direkte e mban Kryeministri Edi Rama, si autoriteti që sipas tij miraton lejet e ndërtimit. Ai deklaroi se askush nuk duhet të përfitojë mbi sakrificat dhe pasurinë e sipërmarrësve të vegjël, të cilët kanë respektuar detyrimet ndaj shtetit.
