Një aksident automobilistik është shënuar një ditë më parë në kryqëzimin e Shënkollit, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Mes personave të përfshirë në ngjarje ka qenë edhe Denisa Bajrami, e njohur në rrjetet sociale si bashkëshortja e influencerit Kozak Braçi.
Pas aksidentit, Braçi ka reaguar publikisht përmes disa videove në Instagram, ku ka shprehur pakënaqësi të forta ndaj shërbimit shëndetësor të marrë në spitalin e Lezhës. Sipas tij, një mjek dyshohet se ka manipuluar dokumentacionin mjekësor kundrejt pagesës, duke e paraqitur gjendjen shëndetësore të Bajramit si të qëndrueshme dhe pa dëmtime serioze.
Braçi pretendon se bashkëshortja e tij, e cila ndodhet në muajin e tetë të shtatzënisë, është në gjendje të rënduar dhe se mjeku nuk ka pranuar t’i kryejë ekzaminime të specializuara, përfshirë skanerin, duke u mjaftuar me një vlerësim sipërfaqësor.
Në reagimet e tij, influencer-i ka deklaruar se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore, duke theksuar se rasti nuk do të mbetet pa përgjegjësi dhe se mjeku, sipas tij, nuk do të përfitojë nga një veprim i padrejtë.
“Megalluksa më ka ra një hall sot që mos i raftë as hasmit, më kanë përplasur gruan bashkë me fëmijën që lind për një muaj. Janë në spitalin e Lezhës. Normal shkova atje u zura se depresion e stres i paparë. Tani aksident mund t’i ndodhë çdo kujt se nuk ka njeri që do të bëjë aksident, dhe unë mund të bëj aksident nesër sepse është gjë që ndodh pa dashje. Po e kam me këta doktorët e spitalit të Lezhës që kanë marrë lekët për të manipuluar letrat për të bërë sikur nuk ka gjë. Gruaja ime ka shkuar me barrelë, është në spital në gjendje të rëndë bashkë më fëmijën. Dhe kanë shkuar atje kanë thënë s’ka gjë, ja duke i bërë letrat kështu që, ku di gjë unë çfarë kanë paguar a në lidhje më siguracionet e me këto. Degjo këtu more doktor, ti që e ke parë, deri në fund do ta ndjek këtë dhe ato lekë që ke marrë nuk i ha t’i në djersën time. Do ta marr Denisën dhe do t’ia bëj letrat këtu në Tiranë tani, por kurrë nuk ke për t’i shpëtuar kësaj”, shprehet Kozak Braçi në videon e parë të postuar.
“O Megalluksa a keni dëgjuar ndonjëherë skaner me sy te spitali i Lezhës. O ti, penalisht do ndiqesh, janë me avokat me gjëra s’do rri të merrem unë me doktorë se të denonconi ju. Por ty, meqë bëke skaner me sy do të bëj unë skaner me b****”, tha influenceri në videon e dytë.
“A dëgjoni o megalluksa ma gjeni pak emrin e këtij doktorit që bëka skaner me sy te spitali i Lëzhës. Ka shkuar atje ‘Ore s’ngre dot dorën s’lëviz dot’ i ka thënë, ‘S’ke gjë, je në rregull’ i ka thënë. Si bëke ti skaner me sy, ‘Nuk të fus dot në skaner se je shtatzënë’. Të rregulloj unë ty, që ke marrë lekët. Po nuk i ha dot lekët me mu, ça i do lekët ti, me mu e gjete me hëngër lek ti? Do të ngecin këtu lekët, këtu do të ngecin”, u shpreh Braçi.
