Pas një postimi në faqen e tij në FB ku Flamur Noka e ka etiketuar Alesia Balliun si “Zegjineja e Shqipëria Bëhet”, kjo e fundit i është kundërpërgjigjur ashpër. Balliu fillimisht i drejtohet Shkëlzen Berishës, duke i thënë se vërtet ka qarë për Sali Berishën, por gomarin e tij (Nokën), nuk do ta falë.
Postimi i plotë:
Shkëlzen, për Sali Berishën vërtet kam qarë, por gomarin tënd Flamur Nokën nuk do ta kursej. Flamur, ajo që ke shpërndarë ti nuk është asgjë e re. Më trego një fletë ku unë kam firmosur për “Shqipëria Bëhet”.
Dëgjo, Flamur: ti je llumi i asaj partie, dhe e di pse? Sepse je i vetmi njeri që je rrahur nga ish-burri i një deputeteje të PD-së, me të cilën ke qenë në Itali. Ti, Flamur, je e vetmja lëtyrë njerëzore nga e cila vajzat nuk afrohen në PD. Ti je i vetmi funksionar që shtëpitë që duhej t’ua jepje qytetarëve, ua ke dhënë familjarëve të tu.
Flamur, ashtu siç të zhburrëruan në Vorë, unë do të të zhburrëroj në mes të Tiranës, sepse nuk i frikësohem lëtyrave si puna jote.
Shkëlzen Berisha, si t’i lidhësh apo mos t’i lidhësh gomerët e tu, demokratët do ta marrin vesh për pazaret që po bëni në kurriz të tyre. Shkelzen Berisha vetem zotit i trembem mbi tokë, Mos e Harro!
