Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot reformimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë fjalës në Asamblenë e PS-së, Rama u shpreh se do të ulet numri i deputetëve në më pak se 101 ligjvënës. Kreu i qeverisë theksoi se ky vendim do të sjellë impakt pozitiv dhe përkon me vullnetin e zgjedhësve.

“Na duhet një cikël i ri reformimi dhe organizimi për disa institucione të rëndësishme, ndër të cilat padyshim edhe për Kuvendin e Shqipërisë. Pas 10 legjislaturave dhe 1136 njerëzve të zgjedhur deputetë në vitet e jetës demokratike, e para gjë, si rrallë gjë që gjen dakord çdo shqiptar është tepria e numrit të deputetëve.

Zbritja e numrit të deputetëve në më pak se 101 deputetë, do të kishte vetëm impakt pozitiv në më shumë se një aspekt. Ndaj ky ndryshim Kushtetues duhet të jetë objektiv i yni dhe përkon plotësisht me vullnetin e zgjedhësve tanë.”– th Rama.