Një 36-vjeçar është marrën procedim pasi dyshohet se ka mashtruar një grua, se do i blinte shtëpi duke i përvetësuar paratë.

Policia e Tiranës njoftoi sot (1 janar) se pas denoncimit që ka depozituar një 39-vjeçare për mashtrim, nisi hetimet ndaj të riut me inicialet B.P.

 “Ai dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, do t’i blinte një apartament dhe i ka marrë shuma parash një 39-vjeçareje”, tha policia.

Kur gruaja i ka kërkuar kthimin e parave, 36-vjeçari e ka kërcënuar dhe kanosur me jetë.

Hetimet janë aktive dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.