Një ditë para protestës së kombëtare (22 dhjetor), kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, vijoi takimet me qytetarët dhe mbështetësit në kryeqytet.Ai takoi përfaqësinë e mbështetësve në Njësinë nr. 1 në Tiranë, nga ku bëri thirrje për bashkim kundër qeverisë së korruptuar, zv/kryeministres Belinda Balluku dhe të akuzuarit Ergys Agasi, të lidhur me pushtetin.
“Fundi i tij po vjen ashtu siç e kishim paralajmëruar: si Kryeministri i bandave dhe më i korruptuari në historinë e shtetit shqiptar. Duke penguar drejtësinë të bëjë punën e saj, Edi Rama po zvarritet duke menduar se do të shpëtojë veten dhe familjen e tij. E ka gabim, qytetarët do të ngrihen dhe do ti japin përgjigjen e merituar. Duke nisur nga kjo e hënë!”, shkruan Bardhi në rrjetin social “Facebook”, duke e shoqëruar edhe me një fotografi nga ky takim.
Bardhi bëri thirrje që nesër në orën 18:00 të gjithë të jenë në sheshin para kryeministrisë.
“Nga Njësia 1 Tiranë demokratët dhe qytetarët janë të gjithë bashkë kundër Qeverisë së korruptuar të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit”, tha ai mes të tjerash.
Bardhi e mbyll postimin me një paralajmërim, se nga dita e nesërme, qeveria do marrë përgjigjen e merituar.
Postimi i plotë i Gazment Bardhit:
“Protestojmë të gjithë bashkë, të hënën, datë 22 Dhjetor, ora 18:00, përpara Kryeministrisë.
Nga Njësia 1 Tiranë demokratët dhe qytetarët janë të gjithë bashkë kundër Qeverisë së korruptuar të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit. Fundi i tij po vjen ashtu siç e kishim paralajmëruar: si Kryeministri i bandave dhe më i korruptuari në historinë e shtetit shqiptar.
Duke penguar drejtësinë të bëjë punën e saj, Edi Rama po zvarritet duke menduar se do të shpëtojë veten dhe familjen e tij. E ka gabim, qytetarët do të ngrihen dhe do t’i japin përgjigjen e merituar. Duke nisur nga kjo e hënë!”.

