Katina Thanasim 82-vjeçarja e cila kërkonte që të takonte kryeministrin Edi Rama tregon arsyen pse këmbënguli për të takuar Edi Ramën edhe pse truprojat tentuan ta pengonin
“I thashë unë jam nga Piluri, ti je nga Vunoi, do më presësh”, u shpreh e moshuara.
Top Channel e takoi një ditë me pas të moshuarën në banesën e saj në lagjen Karabash, një shtëpi një katëshe e cila është ngjitur kanalit të ujërave të zeza.
“Kam dy vite që i them kryetarit të bashkisë”, shtoi Katina Thanasi.
Katina shpreson që pas ia la porosi kryeministri, tanimë kryetari i bashkisë do t’i japë zgjedhje shqetësimit te saj .
“Do t’i shkoj atje në Tiranë”, përfundoi 82-vjeçarja nga Vlora./ Top Channel


