Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy vëllezërit Albert Kapaj dhe Alfons Kapaj, njëri prej tyre efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të akuzuar për kanosjen e efektivit të Shqiponjave, ngjarje e ndodhur më 10 shtator 2025.
Konkretisht polici i FNSH ka patur përplasje fizike me efektivin e Shqiponjave, Altin Preka si shkak i një gjobe. Kapaj i ka ndaluar të këmbët, Prekës teksa ky i fundit ndodhej në një postobllok dhe e ka kërcënuar me fjalët: do t’ju hapim barkun me plumba. Ndaj vëllezërve Kapaj rëndon vepra penale “Kanosja për shkak të detyrës”.
NJOFTIMI:
Kanosën punonjësit e policisë për një gjobë, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq dy vëllezërit
Prokuroria prabë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq dy vëllezërit A.K. dhe A.K. të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238, paragrafi i tretë i Kodit Penal.
Hetimet u zhvilluan në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 10.09.2025, ku janë kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë “Forca e Posaçme Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
Nga veprimet hetimore të kryera në mënyrë sa më të shpejtë në kuadër të procedimit penal nr.1353, të vitit 2025, rezultoi se, shtetasit A. K., me detyrë punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe A. K , vëllezër ndërmjet tyre, më datë 10.09.2025, për shkak të një gjobe administrative të vendosur, kanë kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë “Forca e Posaçme Shqiponja”.
Në lidhje me këtë ngjarje pasi janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivin, në përfundim të hetimeve, janë marrë të pandehur të dy vëllezërit, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238, paragrafi i tretë i Kodit Penal.
