Një person është shpallur në kërkon pasi iu gjetën 350 kilogramë drogë, me qëllim trafikimin drejt Greqisë.

Bëhet e ditur se kamioni me drogë u zbulua më datë 27 shkurt, ku u bë e mundur arrestimi i drejtuesit të mjetit.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vijm të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Risku”, shpallën në kërkim shtetasin N. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, pronari i kamionit ku u gjetën rreth 350 kilogramë Cannabis Sativa, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin E. Q., drejtuesi i kamionit, i cili u arrestua më datë 27.02.2026, për të trafikuar në Greqi, lëndën narkotike që u gjet e fshehur në kamion. Punohet për kapjen e shtetasit N. S.,” thuhet në njoftimin e policisë.