Demokrati Ilir Alimehmeti, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se kryeministri Edi Rama ka kërcënuar këshilltarët socialistë në Bashkinë Tiranë.

Alimehmeti tha se këshilltarët janë kërcënuar për të votuar shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt, kur Rama i thirri në një takim në Kryeministri. Alimehmeti u shpreh se këtë e ka mësuar nga vetë këshilltarët socialistë në Bashkinë Tiranë.

“Ne po bëjmë një përpjekje që të bëjmë opozitën bashkë, në këtë e kemi arritur në Këshillin Bashkiak, po e bëjmë të qartë që po konvergjent. Çështja është që kandidati të jetë i pranuar në mënyrë konsesuale. Nuk e dini ju që edhe brenda PS ka fraksione, të tmerrshme.

A e dini që këshilltarët e PS u thirrën nga Edi Rama dhe janë kërcënuar. Ua them unë se çfarë ka ndodhur. I ka thënë: ‘atij (Veliajt) i thash që do varësh në një pemë, të gjithë ju do vareni te pemët e Pyllit Orbital’, ky është realiteti, u terrorizuan, ju do votoni që të shkarkoni Veliajn. Nga Këshilltarët e PS e dimë ne këtë, në një dhomë jemi, flasim dhe komunikojmë. PS, që ka qindra mijëra votues, ka burra dhe gra me integritet dhe shkon e vendos një që është direkt për SPAK, në sekondë.”- tha ai në News24.