Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës.

Sipas burimeve, shkak për thirrjen e tij është konflikti mes aksionarëve për Aeroportin e Vlorës.

Mësohet se Pacolli është i përfshirë si kallëzues, por edhe si i kallëzuar nga Valon Ademi.

Ai deklaroi se e ka lënë gjithçka në dorë të drejtësisë dhe se beson te vendimet e saj: “Do veproj ashtu siç do pasojë vendimet. Aeroporti do të bëhet dhe do të jetë më i bukuri”, tha Pacolli.