Deputeti i PD, Asllan Dogjani, ka pasur një përplasje me Gardën në sallën e Kuvendit. Gjatë fjalës së deputetit socialist Niko Peleshi, Dogjani ka tentuar të ndërpresë fjalën e tij.
Kur Garda ka krijuar një kordon pranë foltores për ta ndaluar, Dogjani është afruar dhe ka shtyrë një nga gardistët me dorë, duke tentuar të kalonte dhe t’i afrohej foltores.
Megjithatë, ai nuk është lejuar të vazhdojë përpjekjen e tij. Ky incident ka ndodhur gjatë një seance parlamentare dhe ka shkaktuar tensione në sallën e Kuvendit.