Benjamin Hajro ka kryer vrasjen makabre të dy personave në vitin 1997. Sipas informacioneve Prokuroria e Beratit ka kërkuar 25 vite burg.
Harjo akuzohet për “Vrasje me paramendim” ndaj dy personave.
Kjo ishte e vetmja ngjarje që i kushtoi dënimin kapobandës Byniamin Hajro dhe njerëzve të tij, që është torturimi dhe vrasja e shtetasve Arjan Avdullai dhe Eduart Pema në 2 qershor të vitit 1997.
Ata u morën peng, u lidhën me tela me gjemba në garazhin e banesës së Bujo Çamit. Aty u torturuan për 24 orë. Bledar Pema, 13-vjeçar aso kohe pa gjithë skenën se si u torturua i vëllai.
Të katër personat i lidhën me një tel, te ganxha e rimorkimit nga mbrapa, të një makine Golf me ngjyrë si gri me targa Berati trupin e Eduart Pemës dhe Arjan Avdullait. Dy kufomat i tërhoqën zvarrë nëpër rrugën e lagjes që të çon në sheshin Vakëf.
Aty i lyejnë me benzinë dhe u vënë zjarrin. Familjet e viktimave nuk guxuan të denoncojnë. Vite më vonë, dëshmia e Bledar Pemës vuri para akuzës Byniamin Hajron, Kudret Zhukën, Kastriot Frashërin dhe Gazmend Hoxhën.