Histori-Filologjia


Fakulteti i Histori-Filologjisë ka shpallur kriteret e aplikimit për doktoraturën. Të drejtën për të aplikuar e kanë të gjithë studentët që kanë kryer master shkencor apo që zotërojnë një diplomë 4-vjeçare. Aplikimi pritet të nisë në 5 degë specifike, ku përfshihen: Shkenca Komunikimi dhe Informimi, Histori-Marrëdhënie Ndërkombëtare, Trashëgimi Kulturore-Arkeologji, Gjeografi, Kërkime Gjuhësore dhe Studime Letrare. Kandidatët që dëshirojnë t’u nënshtrohen studimeve të doktoraturës në këtë fakultet duhet të plotësojnë një sërë kriteresh, siç është zotërimi i diplomës së nivelit të dytë, master shkencor, apo i 4-vjeçarit të sistemit të mëparshëm dhe diplomë të fituar në një nga institucionet universitare brenda apo jashtë vendit. Një tjetër element thelbësor, ai që shpesh i ka përjashtuar të rinjtë, por jo vetëm, të ndjekin doktoraturën është edhe mesatarja e notës, e cila nuk duhet të jetë më pak se teta.