Sarandë – Policia e Sarandës ka sekuestruar vula dhe dokumente false, ndërsa ka arrestuar dy persona për posedimin e tyre. Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar “Royal” janë arrestuar shtetasit Selman Lumani, 59 vjeç dhe Anastas Jovani, 55 vjeç, të cilët akuzohet për falsifikim dokumentesh. Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesat e dy të arrestuarve janë sekuestruar vula dhe dokumente false të shtetit shqiptar dhe atij grek. Materialet në ngarkim të dy personave të arrestuar i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetimet të mëtejshme, ndërkohë që dyshohet se ata merreshin me falsifikimin e pasaportave dhe vizave për emigrantë.