Komisioni i Organizimit të Kuvendit të Partisë Demokratike ka vendosur skualifikimin e Mereme Selës dhe Vladimir Mulajt nga gara për kryesimin e partisë.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të kritereve të nevojshme për kandidim, të cilat të dy nuk i përmbushën.

Me këtë vendim, kreu aktual i PD, Sali Berisha, mbetet kandidati i vetëm në garë.

Sipas burimeve, në këto kushte mund të mos ketë një proces të zakonshëm zgjedhor për kreun e partisë, por mund të organizohet një referendum mes anëtarëve për pranimin ose refuzimin e Berishës si lider.

Kujtojmë se më parë nuk u pranuan edhe kandidaturat e Ervin Salianjit, Alesia Balliut dhe Evi Kokalarit.