Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm, duke shkarkuar nga detyra nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi.
Ristani rimori drejtimin e institucionit të enjten, ndërsa vetëm tri ditë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj kishte nxjerrë një urdhër, ku i delegonte kompetencat e tij pikërisht Sara Goxhajt.
Megjithatë, Veliaj e ndryshoi më pas këtë vendim, duke pranuar se ridelegimi i kompetencave ishte një gabim, pasi kishte menduar që ekipi drejtues ishte dakordësuar më parë.


