Presidenti Bajram Begaj dekretoi projektligjin e kaluar nga parlamenti gjatë seancës së të enjtes, që rrit me disa herë pagën e kreut të shtetit, kryeministrit dhe deputetëve.

Dekreti i firmosur mban datën e kësaj të Hënë – 28 Maj, 2023.

Por sa do të rritet paga e ministrave, deputetëve, presidentit dhe kryeministrit?

Presidenti nga 257.000 lekë në 425.000 lekë

Zv.Kryeministri 187.000 lekë 330.000 lekë

Kryetari i Kuvendit dhe kryeministri 229.000 lekë 393.125 lekë

Ministri 175.000 lekë 318.750 lekë

Deputeti 157.000 lekë 310.250 lekë

Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.