Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet sot në orën 16:00 për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin e Erion Veliaj nga detyra e kryebashkiakut.

Komisioni i Ligjeve në mbledhjen e sotme ka futur në rend dite kërkesën e këshilltarëve socialistë për shkarkimin e Veliajt nga posti i kryebashkiakut, teksa në orën 15:00, pritet të mblidhet kryesia e këshillit.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse do të futet për shqyrtim kërkesa e Veliajt për t’u dëgjuar. Të premten, Veliaj i dërgoi një letër Këshillit Bashkiak duke kërkuar të marrë pjesë në mbledhje. Sekretari i Këshillit, Behar Zeneli iu përgjigj se në rast se kryebashkiaku nuk mund të paraqitet fizikisht në mbledhje, mund të dërgojë pretendimet me shkrim.