Detaje të reja mësohen në lidhje me aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se viktima është 28-vjeçari Gëzim Muçaj, teksa të plagosurit janë 3 pasagjerët që udhëtonin në mjet me të, Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci.

Fillimisht shoferi Gëzim Muçaj duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen. Pasi ka dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët për të parë demet e makinës,  gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin Ismail Lace.

Për pasojë, shoferi Gëzim Muçaj ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim në spitalin e Traumës. Ndërkohë Lace është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.