Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji është paraqitur mëngjesin e sotëm te Shërbimi i Provës, në kuadër të lirimit të tij me kusht. Mësohet se Salianji ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij, Ledio Braho.

Salianji u lirua nga qelia më 8 Korrik, pasi Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij për liri me kusht, pasi kreu 9 muaj e gjysmë nga dënimi me burg 1 vit shtatorin e kaluar. Shërbimi i provës kishte depozituar raport pozitiv për sjelljen e Salianjit, ashtu si edhe më parë Burgu i Fierit.

Me dënimin me 1 vit burg, Ervin Salianji humbi mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.