Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti në pikën kufitare të Morinë.

Raportohet se Gashi u përplas për vdekje nga një shofer shqiptar, në orët e para të mëngjesit, teksa ishte në detyrë. Bazuar në informacionet e para, Gashi kishte dalë për të marrë ajër të pastër, kur u godit nga makina. Për rrethanat e aksidentit pritet të ketë më shumë detaje nga autoritetet kompetente, ndërsa familjarët kanë bërë të ditur se për ceremoninë e varrimit do të njoftojnë në vijim. Trupi i të ndjerit ëhstë dërguar në morg, ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë mjekoligjore.