Seanca gjyqësore që pritej të zhvillohej këtë të enjte për dosjen “Plumbi i Artë” është shtyrë për të martën në orën 10:00, pasi dy mbrojtës ligjorë mungonin në seancë.
Në lidhje me këtë çështje, Erjon Alibej, një nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, ka reaguar, duke pretenduar se disa media kanë insinuuar dhe prekur atë dhe familjen e tij në mënyrë të papranueshme në aspektin moral.
Alibej ka shprehur shqetësimin e tij dhe ka kërkuar që, nëse kjo situatë përsëritet, të jenë të pranishëm në seancë ose ai, ose gazetarët që mbulojnë kronikën.
“I sugjeroj gazetarëve të kthejnë gishtin nga vetja përpara se të flasin për të tjerët. Jemi pak të shqetësuar për këtë situatë”, ka deklaruar Alibej para trupës gjyqësore.
Për shkak të shtyrjes së seancës, Gjykata e Posaçme ka vendosur të pezullojë afatet e paraburgimit për të gjithë të pandehurit deri në seancën e ardhshme.
