Gazetarja e “Shqipëria Live”, Luçiana Hulej ka arritur të zhvillojë një intervistë ekskluzive ditën e sotme me 30-vjeçaren Manderina Çela, e cila u plagos me thikë nga Ilir Çami në Korçë.

Ajo ka sqaruar si ndodhi ngjarja dhe pretendimet e autorit se mes tyre kishte një lidhje intime. Ajo i ka mohuar këto pretendime duke shtuar se nuk i ka marrë as para.

“Jam me plagë të rënda, po marr mjekim në shtëpi. Kam 18 penj në gryke dhe duart e këmbët i kam me plagë. Unë po shkoja tek vajza, ai më kishte ndjekur nga pas. Kur kishte shkuar në spital nuk më kishte gjetur. Më gjetur tek rruga poshtë, më kapi te krahu dhe më tha ‘Do vish me mua’. Unë i thashë që nuk do vija, ai më tha ‘Do të të vras’ dhe nxori thikën. Unë e shtyva me sa forcë kisha dhe ai ma vendosi thikën në gryke, unë shtyva prapë, dhe atij i ra thika në grykë. Ai pastaj më kapi krahët dhe më shtriu në tokë. Donte të më therte. Kishte shumë njerëz që më shikonin e nuk më ndihmonin deri sa më ndihmoi një burrë. Ai më ndjek prej 3 vitesh. Ne kemi pasur një konflikt. Para disa ditësh ai kishte marrë në telefon nipin tim.

Janë të gjitha gënjeshtra, Unë nuk i kam marrë as para, as kam pasur lidhje me të. Donte të më shkatërronte familjen dhe nuk ia doli. Pastaj donte të më vriste, por shpëtova. Jemi njohur tek Katedralja. Ai më ftoi për kafe, unë e refuzova. Ai më pas më ka ndjekur nga pas, më ka ardhur dhe në shtëpi. Më ka dhunuar edhen ë shtëpi dhe mua dhe burrin. Ka ardhur me kaçavide dhe thikë. E kam denoncuar mbi 10 herë në polici. Ai është arrestuar para një vitit dhe për 6 muaj ka qëndruar në arrest shtëpie.

Unë kam 3 fëmijë. Ai hapte dhe ‘Facebook’ me emrin tim, merrte fotot e mija dhe i bashkonte me të tijat dhe u shkruante njerëzve të mi. Burri im e di çfarë grua ka, më ka besuar dhe më ka mbështetur. Kur hapte llogaritë në ‘Facebook’, më turpëronte, unë e denoncoja në polici. Ai shkruante mashtrimet e tija. Në polici ai ka thënë dhe këtë fjalë: ‘Dua ta ndaj nga burri, ta shkatërroj’. Atë ditë që donte të më therrte, ai shikonte nga rruga dhe nuk e di sikur donte t’i tregonte dikujt që donte të më therrte. Kam dyshime se është i përfshirë një person tjetër. Le ta nxjerrë ai person që është vetë.

Unë kam 3 fëmijë, burrin e kam në Greqi. Nuk jam unë gruaja e parë që ai ka përndjekur. Policia duhet të marrë masa për atë njeri.”– deklaroi ajo.