Vendi i ngjarjes

Vendi i ngjarjes


Policia e Tiranë ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e djeshme me armë. Burimet bëjnë me dije se autori i të shtënave në breshëri ka qenë shtetasi D. L., 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim.


Një ditë më parë, rreth orës 13:30, ka qëlluar me armë automatike, model 56, në drejtim të qenit të rracës “Pit-Bill”, të shtetasit R. Ç., dhe si pasojë është plagosur në këmbën e djathtë shtetasi V. R., 19 vjeç, banues në Shkodër, dhe shtetasi F. K., 8 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të lehta në pjesën e barkut.


Fatmirësisht, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Një ditë më parë, qeni kishte sulmuar gruan e tij, duke i shkaktuar plagë serioze.


Në shenjë hakmarrje, shtetasi D.L., shkoi të eliminojë qenin, duke qëlluar me breshëri nga makina. Më pas ai është larguar me shpejtësi dhe policia po punon për kapjen e tij.


25 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)